Deputeti i AAK-së, Shkumbim Demaliaj thotë se ai nuk jep votë për dikë tjetër pos Ramush Haradinajt.
“Edhe nëse Aleanca ndryshon qëndrim në lidhje me kandidaturën e zotit Haradinaj për president, unë nuk votoj dikë tjetër pos Haradinajt”, deklaroi Demaliaj
Ai shkoi edhe më larg duke thënë se nuk qëndron as në sallë nëse emri i Ramush Haradinajt nuk është në listën e kandidatëve për president.
Deputeti i AAK-së thotë se subjektet tjera vetëm janë duke qëndruar në vend.
“Jemi në muajin e tretë kur AAK ka propozuar zotin Haradinaj për President, ndërsa subjektet tjera nuk kanë ofruar asnjë kandidatë e as nuk kanë ofruar ndonjë kandidatë konsensual”.
Demaliaj thotë se edhe deklarata e Isa Mustafës se posti i presidentit i takon PDK-së ka qenë shumë e hershme pasi sipas tij ai nuk ka diskutuar me partnerët e koalicionit qeverisës për këtë çështje.