Publikohet letra ku Albin Kurti i ankohej Amerikës për rrëzimin e Qeverisë së tij

Aktuale

Publikohet letra ku Albin Kurti i ankohej Amerikës për rrëzimin e Qeverisë së tij

Më: 8 dhjetor 2020 Në ora: 22:09
Albin Kurti

Është publikuar letrën e plotë që Albin Kurti i kishte dërguar zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence, pasi ishte prishur koalicioni qeverisës me LDK-në.

Kurti kishte deklaruar se partitë opozitare së bashku me LDK-në, po mundohen ta prishin qeverinë me qëllim të shkuarjes në zgjedhje.

Sa ishte ende në postin e kryeministrit, Kurti i kishte thënë Mike Pence se Qeveria Kurti kishte larguar taksën 100%, ndërsa kishte ngritur dyshime se ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

Image
Letra

Kurti në letrën drejtuar Mike Pence, kishte thënë se Presidenti i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi e kishte keq informuar të dërguarin amerikan në Kosovë, Richard Grenell.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat