Zëvendësministri i Kulturës, Halil Matoshi ka treguar se pse Ramush Haradinaj duhet të bëhet president i Kosovës.
Matoshi thotë se Haradinaj është autoritet moral për ata që heshtën ndarjen e Kosovës.
Sipas tij Haradinaj nuk është fajtori për problemet e partive me imazhin e tyre publik.
Ai thotë se eksponentët e partive që janë në rënie të lirë e që thonë se nuk e votojnë Haradinajn për president, do votojnë lobistët për ndarjen e Kosovës.
Ky është postimi i tij i plotë:
Mbështetësit e idesë së ndarjës së Kosovës mësyjnë Presidencën!?
1.
Ramushi është autoritet moral për këta që dje heshtën ndarjën e vendit – e sot qesin flakë kah goja për integritetin territorial!
Ata që u frikësuan të flasin dje, shfaqen me mburravecëri sot.
Ramushi tashmë ka folur, dje.
2.
Disa parti kosovare kanë probleme me imazhin e tyre publik, për kētë Ramush Haradinaj nuk është fajtori!
U duhet autoanalizë e jo zhvendosje e vëmendjës nga gjendja e tyre, gati e pashpresë, duke thënë të pavërteta për liderin e AAK-së.
3.
Derisa eksponentë të partive politike (kryesisht atyre që janë në rënie të lirë sa i përket imazhit publik dhe perceptimit zgjedhor) ngrihen kundër kandidimit të Ramush Haradinajt për President të Kosovës duke deklaru se nuk kanë vota për Haradinajn (kanë pasë vota për persona kontrovers e pa shkathtësi e dije politike) lënë të kuptohet se do të votojnë psh. ndonjërin/njerën nga lobistët për ndarjen e Kosovës, ndonjërin nga “Klani Pronto” ose dikë nga “Revolucioni pandemik žižekist”!?
Sepse letra më të forta nuk kanë në lojë!?
Ramushi nuk përket në këto profile.
Ai është përtej zhurmës e shantazhit paraelektoral.
Ka mision.
Siç ishte dje në flakët e luftës për të drejtën tonë, sot është mburoja e fundit para ekspansionit diplomatik serb që mësynë zhbërjen e entitetit juridik-politik të quajtur Republika e Kosovës!
Haradinaj tash e tre vjet e përballi me sukses (ndonëse paguajti çmim të lartë politik) idenë e ndarjës së vendit, të përkrahur qoftë edhe me heshtjën e tyre lapidare nga azganët që sot “nuk kanë votë për Haradinajn”!?