(E plotësuar 11:40) - Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, po raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur më hapjen e kasafortës në Presidencë.
Mbledhja është ndërprerë për shkak se Kuvendi i Kosovës tani është duke mbajtur seancë të veçantë me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkujtimit dhe nderimit të viktimave të krimeve të gjenocidit, si dhe parandalimi i këtij krimi.
Raportimi i shefit të AKI-së në komision do të rifillojë pas një orë, saktësisht në 12 e 30.
***
Drejtori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Kreshnik Gashi, ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur më hapjen e kasafortës në Presidencë.
Raportimi i shefit të AKI-së, u bë si zakonisht bëhet pa praninë e medive.
Me ndihmën e IT së Presidencës këtu po dyshohet se u hap kasaforta ku ruhen dokumente të klasifikuara.
Një veprim i tillë dyshohet se u krye nga zyrtar të Agjencisë së Inteligjencës.
***
Edhe sot të mblidhet Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë për Inteligjencë (AKI).
Para deputetëve të këtij komisioni do të raportojë drejtori i AKI-së, Kreshnik Gashi.
Komisioni në të cilin pritet të raportojë drejtori i AKI-së, do të filloj në ora 10:00.
Gashi para anëtarëve të këtij komisioni ka raportuar edhe një javë më parë.
Raportimi i Shefit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ishte me dyer të mbyllura. Raportimi i Gashit ishte i shkurtër pasi që siç kishte deklaruar deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha kjo për shkak të agjendës së Gashit.
Siç kishte thënë Basha për KosovaPress shefi i AKI-së kishte raportuar rreth sigurisë në vend.