Tomë Gashi ironizon për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove: Me rëndësi me ruajt qetësinë, e me hëngër sandwicha

Aktuale

Tomë Gashi ironizon për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove: Me rëndësi me ruajt qetësinë, e me hëngër sandwicha

Nga: G.B Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 11:31
Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi ka reaguar lidhur me skandalin e vjedhjes së mbi 2 milionë eurove në Thesarin e shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Kosova është vendi më i pasur në botë, i vjedhin 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë ndërsa shumë thonë u avulluan 2 milionë, ndërsa i harrojnë 77.995 euro, përcjell Bota sot.

Gashi ka ironizuar duke thënë se me rëndësi të ruhet qetësia dhe të hahen sandwichat.

Postimi i tij i plotë:

Kosova vendi më i pasur në botë!

I vjedhin 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë.

Plot thonë u avulluan 2 milionë...

Nuk t’i bëjnë hesap 77.995 euro.

Me rëndësi me ruajt qetësinë, e me hëngër sandwicha!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat