Ish deputeti i LDK-së ka një thirrje për Albin Kurtin dhe Ramush Haradinaj

Aktuale

Ish deputeti i LDK-së ka një thirrje për Albin Kurtin dhe Ramush Haradinaj

Nga: G.B Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 14:34
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Ish deputeti i LDK-së, Naser Rugova, ka thënë se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, për shkak se nuk po ka debat dhe nuk po mund të arrihet konsensus politik në mes të partive për zgjedhjen e presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këtu nuk ka asgjë të keqe, përcjell Bota sot.

Por, Rugova shton se duhet pasur përgjegjësi politike institucionale që mos të kemi kriza të reja.

Ai i ka bërë thirrje Kurtit dhe Haradinajt që para se të hyjnë në këtë proces, të votohet fillimisht Ligji për Buxhetin e shtetit për vitin 2021, në mënyrë që të evitohet kriza buxhetore dhe funksionimi i institucioneve si dhe mos të pësojnë qytetarët dhe për të tjerat ai ka thënë se vendos sovrani.

Postimi i tij i plotë:

Mungesa e debatit të brendshëm dhe arritja e një konsensusi politik mes subjekteve politike për të zgjedhur një president konsensual, pashmangshëm e dërgon vendin drejt zgjedhjeve të reja. Këtu nuk shoh asgjë të keqe!

Por duhet pasur përgjegjësi politike dhe institucionale që mos të gjenerojmë kriza të reja. Ju bëj thirrje z. Kurti dhe z. Haradinaj që para se të hyjmë në këtë proces së pari të votohet Ligji për Buxhetin e shtetit për vitin 2021, në mënyrë që të evitohet kriza buxhetore dhe funksionimi i institucioneve si dhe mos të pësojnë qytetarët. Për të tjerat do të vendosë sovrani!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat