Gazeta online “Bota sot” është portali më i lexuar shqiptar gjatë muajit nëntor 2020.
Sipas faqes më të besuar për krahasimin e portaleve “Similarweb” , gazeta “Bota sot”, ka tejkaluar sërish me lexueshmëri “Telegrafin”, që renditet si media e dytë dhe “Gazetën Express”, që ka rënë në vendin e tretë.
Gazeta “Bota sot”, gjatë nëntorit, kishte mbi 31 milionë klikime (saktësisht 31,134,179 klikime) , sipas Google Analytics.

Gazeta “Bota sot”, gjatë këtij muaji kishte 8,8 milionë vizita, duke lënë pas “Telegrafin” me 3,76 milionë vizita.

Ndërkaq, “Gazeta Express” ka pësuar rënie, duke u renditur e treta me 3.75 milionë vizita.

Sipas “Similarweb”, një lexues mesatarisht ka qëndruar në portalin “Bota sot” për 5 minuta e 52 sekonda.
Në bazë të statistikave të kësaj faqeje, gazeta “Bota sot” në nivel botëror renditet e 15, 738, derisa “Gazeta Express” ka pësuar rënie, duke u renditur në vendin e 19, 669.
