Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, s’kanë dhënë asnjë detaj, pas raportimit të shefit të AKI-së, Kreshnik Gashi, lidhur me hapjen e kasafortën në zyrën e Presidentit.
Ata vetëm kanë thënë se respektojnë punën e AKI-së dhe Presidencës dhe se janë për ligjshmërinë e këtyre institucioneve.
Fatmir Xhelili nga PDK-ja, kryetar i Komisionit, tha se kanë diskutuar për temat nga takimi i kaluar, por edhe për atë aktualen, duke ju referuar hapjes së kasafortës
“Ka qenë vazhdim i takimi të kaluar ku është raportuar për sigurinë në vend dhe rreziqet që i kanosen Kosovës, diskutuam për çështjen aktuale”, tha Xhelili.
Ndërsa, Arbër Rexha nga VV, anëtarë i Komisionit, tha se janë për ligjshmërinë të AKI-së dhe Presidencës.
“S’jemi për prishjen e imazhit ndërkombëtarë të Kosovës, por as të AKI-së dhe Presidencës”, tha ai.