Analisti i çështjeve politike Vigan Qorrolli, e ka quajtur “afërsi të papritur”, atë mes kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
Qorrolli ka thënë se kjo afërsi e shfaq një rrezik të madh, koalicionin pas zgjedhor mes AAK-së dhe VV-së si mënyra e tij e vetme për t’u bërë president, përcjell Bota sot.
Sipas analistit, Haradinaj e din që me LDK-në nuk mund të bëhet president, pasi atë post siç ka thënë ai, e synon Isa Mustafa.
Reagimi i Qorrollit në Facebook:
Politika e perçude e Kosovës
Afria e papritur, por jo edhe e habitshme e Ramush Haradinajt, me diskursin e VV në sharjen e Klanit Pronto — e shfaq një rrezik të madh: koalicionin pas zgjedhor mes AAK & VV — si mënyra e tij e vetme për t’u bërë President.
Ky është një kalkulim prej makiavelizmi i tij në tentim-përsëritjen e vitit 2004, kur Dr. Rugova asokohe, së pari e ndau nga krahu tradicional i luftës, dhe së dyti e bëri KM.
Ramushi e di fortë mirë që me LDK s’bëhet president, meqë atë post e synon vet Isa Mustafa.
Distancimi nga “hajnat e Prontos”, siç u shpreh vet, ka të bëjë ekskluzivisht me pamundësinë e të bërit president me ta dhe jo si pasojë e qeverisjes së tmerrshme me ta.
Dëshira e tij e vetme — pasi që i provoi të gjithë të tjerët rend, është që të qeveris me VV — por edhe ta kapitalizojë egon e tij natyrale për t’u bërë shef shteti.
Dashuri e paskrupulltë në kohë covidi.