Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi, përmes një postimi në Facebook, thotë se janë të gatshëm të diskutojnë me partitë tjera për zgjedhjen e Presidentit.
Sipas tij, nëse nuk ka marrëveshje, atëher shterrohen rrugët institucionale dhe kushtetuese.
E pas kësaj, sipas tij, Kosova shkon në zgjedhje, kurse PDK-ja është gati.
Bytyçi thotë se nëse LVV-ja e i sjellë 40 nënshkrime për mocionin e votëbesimit, atëherë PDK-ja do ta voton atë.
Lexojeni postimin e plotë:
Partia Demokratike e Kosovës nuk beson në mentalitetin arkaik të borxheve në politikë. Tuxharllëku i partive tjera politike për postin e presidentit, janë të pakuptimta, ne besojmë në parime dhe marrëveshje politike.
Si parti e përfaqësuar në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ne jemi të gatshëm të diskutojmë me partitë tjera për zgjedhjen e Presidentit. Nëse nuk ka marrëveshje, edhe shterohen rrugët institucionale edhe kushtetuese. Kosova shkon në zgjedhje, e për këtë çështje, PDK është gati!
*Përjashtim bën këtu situata kur 40 nënshkrime i sjellë VV në seancë për mocionin e votëbesimit. Atëherë, PDK do ta votoj rrëzimin qeverise duke ofruar 24 vota.