Kelmendi: Korrupsioni është i shpërndarë në të gjitha institucionet e Kosovës, pa dallim

Aktuale

Kelmendi: Korrupsioni është i shpërndarë në të gjitha institucionet e Kosovës, pa dallim

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 18:58
Blerim Kelmendi

Blerim Kelmendi, drejtor i Departamentit për Parandalimin e Korrupsionit në AKK, në Ditën ndërkombëtare kundër Korrupsionit, ka thënë që korrupsioni është i shpërndarë në të gjitha institucionet e Kosovës.

Kelmendi në Info Magazine, ka theksuar që ka zyrtarë të niveleve të ndryshme të përfshirë në korrupsion.

“Nëse i referohemi publikimeve në media, numri 65 rasteve të dyshuar për korrupsion, i referohet deklaratës së drejtorit të Agjencisë. Është numri i kallëzimeve penale, të cilat i kemi paraqitur në Prokurori, pikërisht që përfshijnë rreth 65 zyrtarë në këto kallëzime penale”.

“Është profili prej zëvendëskryeministrit, zëvendësministra, sekretarë të përgjithshëm të ministrive të nivelit qendror. Ka zyrtarë të niveleve të ndryshme. Korrupsioni, është i shpërndarë në të gjitha institucionet e Kosovës, pa dallim, qofshin ato institucione që janë në kuadër të ekzekutivit”.

Kelmendi ka thënë që korrupsion ka edhe në ato institucione që janë si agjenci të pavarura, të themeluara prej Kuvendit.

“Zakonisht, edhe në të kaluarën edhe tash, për shkak të obligimit ligjor që ka agjencia, nuk i referohet konkretisht rasteve se për kë është fjala, pasi është një pengesë ligjore e cila na pamundëson që ta precizojmë kundër kujt është ushtruar kallëzim penal”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat