Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se nuk është koha e ultimatumeve për duhet dialog të brendshëm për pozitën e Presidentit të Kosovës.
Haziri paralajmëroi se emri i presidentit kalon kah zyrat e LDK-së.
“Nuk është kohë e ultimatumeve. As e kushtëzimeve. Koha për dialog të brendshëm për Presidentin, me konstruktivitet. Emri i #Presidentit kalon nëpër zyrat e #LDKsë!”, ka shkruar Haziri në Facebook.
Ka më shumë se një muaj prej kur pozitën e presidentit po e ushtron Vjosa Osmani, pasi ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja.
Për pozitën e presidentit, partitë në Qeverinë e Kosovës nuk janë marrë vesh ende mes vete dhe në rast nëse nuk ka ndonjë propozim, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje.