Sekretari i AKR-së, Vesel Makolli,, ka folur në lidhje me çështjen e Presidentit.
Makolli ka thënë se subjektet politike duhet të ulen në tavolinë dhe t’i qesin në tryezë dy opsionet që kanë.
“Parimisht ne si AKR e sidomos Behgjet Pacolli, ka vepru gjithmonë institucionalisht, tu i respektu institucionet, ka punu edhe ka sakrifiku veten edhe partinë edhe interesin aprtiak në të mirë të shtetit. Andaj jemi për atë që të bëhet një zgjidhje që është më e pranueshme për momentin, më e pranueshme më së pari për situatën politike, për popullin për shtetin , pastaj për interesi i partive. Nuk mund të them, sepse nuk e kemi analizuar nëse duhet të shkohet në zgjedhje apo zgjidhet presidenti në tavolinë.
Duhet të jemi transparentë dhe ta dojmë këtë shtet me veprime . Duhet të ulen në tavolinë dhe t’i qesin në tavolinë dy opsionet dhe të shkojnë tek ai opsion që është më i përshtatshmi për momentin. Topi është anën e PDK-së, sepse rreth asaj sillet por edhe subjektet e tjera nuk bën t’i vendosin interesat individuale dhe partiake para shtetit” deklaroi Makolli për "Intervistën e javës".