Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka ironizuar me kryetaren e Kuvendit dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani e cila ishte përjashtuar nga kjo parti.
Gecaj ka treguar se si Osmani do të mund ta merrte edhe postin e lideres së partisë edhe atë të UÇK-së.
‘’Ndonjëherë fiton përshtypjen se po të ishte ca më e vjetër, ushtruesja do t’i kishte konsumuar të dy funksionet njëkohësisht, lidere e LDK-së dhe komandante e UÇK-së!’’, ka shkruar ai në Facebook.
Gecaj shpesh shkruan kundër Vjosa Osmanit.
Ai është shef i kabinetit të ministrit Agim Veliu, ku përkrahë qëndrimet e kreut të LDK-së, Isa Mustafa.
Gecaj, që nga koha kur Vjosa Osmani doli kundër LDK-së dhe Isa Mustafës e ka kritikuar ashpër atë.
Ai e ka kritikuar edhe për qëndrimet e Osmanit që kanë qenë të njëjta me ato të liderit të LVV-së, Albin Kurti.
Bajram Gecaj, gjithmonë është treguar i ashpër me LVV-në. Ai këtë subjekt politik e ka quajtur "Brigada e kuqe".
Edhe në kohën kur u bë koalicioni LVV-LDK Gecaj nuk e kishte përkrahur atë. Ai ka qenë gjithmonë kundër dhe i ashpër ndaj Kurtit.
Kohën e fundit, Gecaj është duke e kritikuar shumë Vjosa Osmanin. Gati çdo ditë ka ndonjë postim apo kritikë kundër saj.