Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani thotë se Qeveria nuk po jep përgjegjësi për “avullimin” e mbi dy milionë eurove.
Madje ai thotë se në vend të kësajë nuk po ndalet luksi i asfaltit e tentimet që të kompenzohen hajnitë e tyre.
Ai akuzon Qeverinë për shkurtimin e mjeteve për Spitalin Regjional të Ferizajt, ndërtimi i të cilit sipas tij është stërgjatur.
Ramadani si zgjidhje i sheh zgjedhjet dhe Qeverinë Kurti II si alternativë.
Ky është postimi i tij i plotë:
Qeveria antikushtetuese e antipopullore i avullon 2 milionë euro me një “enter” në tastierë. E në vend se të jepet përgjegjësi, qeveritarët që nuk e ndalin luksin e asfaltin, tentojnë t’i kompenzojnë hajnitë e veta në kurriz të qytetarëve, duke i shkurtuar mjetet e Spitalit Regjional të Ferizajit, ndërtimi i të cilit edhe ashtu është stërzgjatur.
Zgjedhjet janë zgjidhja e qeveria Kurti II është alternativa.