Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka ka akuzuar PDK-në se me mos nënshkrimin e mocionit për ta rrëzuar qeverinë janë brenda negociatave për ta kapur pazarin për poste.
E kjo sipas tij po bëhet nga paniku për të mos shkuar në zgjedhje, përcjellë Gazeta Blic.
Ky është postimi i tij i plotë:
Për aq kohë sa këto subjekte kërcënojnë me zgjedhje dhe nuk e nënshkruajnë mocionin për rrëzimin e qeverisë të nisur nga LV janë përbrenda negociimit për të kapur sa më shumë në pazarin për poste, gjithnjë nën panikun e madh për të mos shkuar në zgjedhje.