Tolaj: Nëse Haradinaj bëhet president, do të fitojë vendi

Aktuale

Tolaj: Nëse Haradinaj bëhet president, do të fitojë vendi

Më: 9 dhjetor 2020 Në ora: 22:58
Arbër Tolaj

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Arbër Tolaj, ka thënë se nëse Haradinaj bëhet president, do të fitojë vendi.

Tolaj tha se nuk është në interes të subjektit politik që Haradinaj të bëhet president, mirëpo këtu fiton vendi edhe çështjet nacionale.

“Vendi është në gjendje të rëndë ekonomike për shkak të pandemisë dhe duhet marrë parasysh edhe shëndetin e qytetarëve, është në interes që të zgjidhet presideënti e jo që vendi të shkojë në zgjedhje”, u shpreh Tolaj në Prime Time në Kanal 10.

Ai shtoi se nëse nuk deri në janar nuk ka një zgjidhje për presidentin, vendi hynë në krizë kushtetuese.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat