Familjarët e Visare Hyseni kanë kërkuar ndihmë financiare për shërimin e saj, pasi që ajo është diagnostikuar me lekuemi akute.
Përmes donatorëve, shoqata “Jetimat e Ballkanit”, ka ndihmuar për këtë rast me 2 mijë euro.
Lajmin e ka bërë të ditur udhëheqësi i kësaj shoqate, Halil Kastrati përmes një postimi ku edhe ka apeluar që njerëzit e vullnetit të mirë t’i dalin në ndihmë.
“Visare Hyseni 40 vjeçare, pjesëtare e shërbimit Policor të Kosovës është diagnostikuar me sëmundjen Leukemi akute dhe ka nevojë për ndihmën e të gjithëve. Shoqata “Jetimat e Ballkanit” përmes donatorëve e ndihmoi me 2 mijë euro dhe apelon te të gjithë njerëzit e vullnetit të mire t’i dalin në ndihmë”, shkruan Kastrati.
Për shërimin e Visare Hysenit kërkohen 155 mijë euro, kosto kjo e papërballueshme për familjen e saj.
Visare Hysenin mund ta ndihmoni duke dërguar sms në Vala 900 në numrin 55244 me tekst Visare, sms kushton 1 euro.
Gjithashtu, edhe në llogarinë bankare, emri: Sabrije Hyseni, IBAN dhe konto XK05150640001180073 SËIFT code: RBKOXKPR ( Raiffeisen BANK).