Dy profesorët universitar, Muhamet Hamiti dhe Bujar Dugolli, janë përplasur në emisionin Pressing për profilin e subjektit të VV’së.
Hamiti thotë se ajo është një parti e së majtës ekstreme.
“Është e majtë. Kërkojnë indoktrinimin e të gjithëve. e majtë sikur parti kineze”, thotë ai.
Ndërkohë Dugolli ka thënë se kjo analizë nuk i ka hije një profesori universitar.
“Keni një pozitë të respektueshme si profesor universitar dhe nuk ju takon të flisni kështu. A e keni lexuar programin e asaj partie apo jo?”, ka thënë Dugolli.