Organizata studentore “Studim, Kritikë, Veprim”, ka mbajtur një aksion para Qeverisë së Kosovës.
Ata para Qeverisë vendosën një pako të zezë për shkak të mospërfshirjes së studentëve në Ligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Dionit Kabashi, tha se Këshilli Drejtues i ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë marrë për bazë 13 kërkesa të tyre, duke kërkuar heqjen e të gjitha tarifave.
“Kemi drejtuar 13 kërkesa në Këshillin Drejtues Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Qeverisë së Kosovës”.
“Dhe kemi kërkuar largimin e të gjitha tarifave për shkollim të vitit akademik 2020/2021, si ndihmë e vogël për studentët dhe familjet e tyre për shkak të krizës së madhe ekonomike si pasoj e Covid-19”.
“Jo vetëm e drejtë, po heqja e çdo tarife është nevojë”.