Hoti i thotë AAK-së: Dialogu s’duhet të bëhet “mollë sherri”, të gjejmë zgjidhje për presidentin

Aktuale

Hoti i thotë AAK-së: Dialogu s’duhet të bëhet “mollë sherri”, të gjejmë zgjidhje për presidentin

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:45
Hoti

Kryeministri Avdullah Hoti i është kundërpërgjigjur kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka deklaruar se duhet të ndërpritet dialogu me Serbinë.

Hoti ka deklaruar sot se është në të mirë të Kosovës vazhdimi i procesit të dialogut, dhe se ky proces nuk do të bëhet “mollë sherri” me AAK-në.

“Unë vlerësoj se vazhdimi i procesit të dialogut është në interesin më të mirë të shtetit tonë Kosovës. Ne në këtë proces nuk shkojmë për interesa të askujt por shkojmë për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës në bazë të një dakordimi që kemi me partnerët në BE që të punohet në draftimin e marrëveshjes finale për njohjen reciproke. Nuk besoj që duhet të jetë problematike kjo çështje, nuk do të bëhet ‘mollë sherri’ sepse ne po punojmë na bazë të programit qeverisës”, ka deklaruar Hoti sot para mediave.

Hoti ka folur edhe për çështjen e presidentit, për të cilën po ngul këmbë Haradinaj, se ai duhet të zgjedhet kryetar shteti.

Kryeministri tha se duhet të gjendet një zgjidhje për presidentin.

“Në ditët e ardhshme do të arrijmë ti koordinojmë këto aktivitete për të gjetur një zgjidhje të mirë vendin”, tha Hoti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat