Fitore Pacolli i thotë Meliza Haradinajt: Eja në Komision edhe kur ka media, mos u fsheh

Aktuale

Fitore Pacolli i thotë Meliza Haradinajt: Eja në Komision edhe kur ka media, mos u fsheh

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 12:52
Fitore Pacolli

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, është përplasur në Kuvend me ministren për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Meliza Haradinaj.

Pacolli e akuzoi ministren Haradinaj se nuk po shkon për të raportuar në Komision kur ka media.

“Duhet te vini edhe kur ka media. Mos u fsheh, eja ne Komision. Ti po fshihesh”, deklaroi Pacolli.

Ministrja Haradinaj reagoi duke thënë se “asnjëherë nuk i ka ikur Komisionit për punë të Jashtme.

“Ju inkurajoj edhe më tutje që të më ftoni ju dhe deputeti Gjyshinca. Ju kam ftuar edhe në Ministri të Punëve të jashtme, nuk keni ardhur. Kemi diskutuar e debatuar me të gjithë deputetët. Kurdo që keni kohë ju mirëpres. Ku të doni, këtu në Kuvend, apo ku të doni”, deklaroi Haradinaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat