Kryetari i AAK’së, njëherësh edhe i vetë-shpallur kandidat për president të vendit, Ramush Haradinaj, është takuar me shefin e EULEX’it, Lars-Gunnar Wigemark.
Haradinaj ka potencuar se Kosova po përforcohet në pjesën e sundimit të ligjit. Ai këto komente i ka bërë përmes ‘Facebook’-ut të tij.
Ai diskutoi me shefin e EULEX’it për detyrat që po kryen misioni ndërkombëtar në vend.
Postimi i plotë:
Në takim me shefin e EULEX-it Lars-Gunnar Wigemark, diskutuam për zhvillimet në vend dhe mbështetjen që ky mision i ofron institucioneve të vendit në tema të ndryshme, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.
Pavarësisht situatës politike dhe asaj ekonomike, që është dëmtuar për shkak të gjendjes pandemike, sundimi i ligjit është prej elementeve kryesore të secilit vend demokratik, e që Kosova po e forcon çdo ditë e më tepër.
RH.