Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë se edhe pse Komisioni Hetimor parlamentar për procesin e operimit dhe licencimit të hidrocentraleve ishte në vazhdën e hetimeve, ministri aktual Blerim Kuçi në mënyrë arbitrare ka lëshuar leje mjedisore për një operator.
Ai thotë se me këtë i dha shuplakë Kuvendit, deputetëve duke i dhënë leje mjedisore një operatori që është objekt i hetimeve për shkak të dyshimeve për degradimin e mjedisit.
“Pavarësisht nga ajo që po thotë ministri, ligji nuk është duke u respektuar.
Një prej ligjeve që është duke u shkelur është ligji për ujërat sepse neni 72 ka të bëjë me shfrytëzimin e ujërave për energji elektrike që do të thotë për Termocentrale ndërsa për prodhimin e energjisë elektrike është neni 78 dhe decidivisht thotë për shfrytëzimin e fuqisë së ujit për prodhim elektrik ajo bëhet përmes koncesionit”, ka thënë Avdyli.