Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ishte sot i ftuar në emisionin Frontal.
Ai tha se AAK-ja e vetme nuk mund ta dërgojë vendin në zgjedhje. Sipas tij fuqia politike e tyre nuk është e barabartë me partitë tjera politike.
“Aleanca fuqinë e vet politike e ka 15 deputet. 105 deputetë i ka Kuvendi i Kosovës. Nuk ka sit ë mundet 15 deputet ta dërgojnë vendin në zgjedhje kur 105 të tjerë janë në një anë. Ne e kemi dhënë një qëndrim politik. A është i mirë ky sistem apo i keq. A duhet të zgjidhet presidenti me votë ose pa votë ose a duhet të jetë intelektual ose jo. Le të bëhet një listë i pestë njerëzve intelektual. Por sistemi nuk është ashtu, prandaj për president votojnë politikanët”, ka thënë ai.
Madje Tahiri beson që askush nuk do të mund të marr 80 ulëse në Kuvend.
“Me votu populli do të ishte krejt tjetër gjë. Në histori nuk do të mundet që ti ketë dikush 80 vota. Nuk ka pasur as një histori dikush 50% e votave, madje as presidenti Rugova”, ka thënë më tutje ai.
Ai foli edhe për nominimin e Ramush Haradinajt për president. Tahiri vlerësoi se Haradinaj është i duhuri për këtë pozitë.
“Në këto rrethana që jemi besoj që Ramushi do ta bënte një punë të mirë. Nuk është sakrificë që të jesh president. Është nder dhe privilegj me qenë president i vendit. Një lider i një vendi duhet t`i ketë disa cilësi dhe Ramushi i ka. Ka karrierë të gjatë politike, ka qenë kryeministër dy herë dhe në momente të caktuara ka treguar se është i palëkundur për çështje të interes kombëtar. I bën ndonjëherë disa gabime por që nuk janë të mëdha, për shembull qëndrimi për taksës, për ushtrinë e të tjera ”, ka deklaruar ai.