Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka folur për prapaskenat e arritjes së marrëveshjes PAN (PDK-AAK-Nisma).
Ai konfirmoi se kjo marrëveshje u arrit në 10 të natës.
“Ne nuk ja u kemi borxh. Në orën 10 të natës në një mbledhje të partisë më kanë ftuar dhe më kanë thënë që eja se po hymë në koalicion me PDK-në e Nisman dhe po na e dhënë kryeministrin. Nuk jemi ul na një javë më parë me i diktuar parimet me PDK-në. Kur e kemi qu listën në KQZ as gjysma e marrëveshjes nuk ka qenë e arritur”, ka thënë ai.
Madje ai foli edhe për kritikat që ka marr pas arritjes së marrëveshjes PAN.
“Në 10 të natës është marr vendimi për me hy në koalicion me PDK-në, edhe pse deri atëherë ne i kundërshtonim në fushatë. Më kanë thënë qysh spo të vjen marrë deri tash ke fol kundër PDK-së. Po atë ditë isha në fushatë në Podujevë fola për PDK-në dhe po at natë u arrit marrëveshja”, ka deklaruar ai.
Tahiri ka folur edhe për ndarjen e pozitave që është bërë me marrëveshjen e koalicionit PAN.
“PAN-i nuk është menduar mirë. Edhe në PDK mendojnë që është keq. Ne e morëm kryeministrin, Thaçi u bë president, ata e patën kryeparlamentarin dhe disa ministri”, ka thënë më tutje ai.