Edhe Behgjet Pacolli i del kundër LDK-së, kërkon rrëzimin e Qeverisë

Aktuale

Edhe Behgjet Pacolli i del kundër LDK-së, kërkon rrëzimin e Qeverisë

Nga: A.Zh Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 19:08
Behgjet Pacolli

Aleanca Kosova e Re e Behgjet Pacollin, e përkrah rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti.

Lajmin e ka konfirmuar Naim Murseli, këshilltar i Pacollit, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se qeveria e Hotit e ka humbur besueshmërinë e saj dhe se qytetarët po presin me padurim një të re për të marrë detyrën.

Sipas tij, President i ri nuk do të mund të zgjidhet pa vullnetin e opozitës.

Postimi i Murselit në Facebook:

Vetëm një opozitë e bashkuar mund të hapë rrugë zgjedhjeve të reja në Kosovë.

Kjo qeveri tani ka humbur besueshmërinë e saj dhe qytetarët po presin me padurim një të re për të marrë detyrën.

Në këtë situatë asnjë President i ri nuk do të mund të zgjidhet pa vullnetin e opozitës.

AKR do të mbështesë rrëzimin e kësaj qeverie!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat