Hoti për prishjen e koalicionit me LVV-në: Ishte vendim racional, opozita nuk duhet të punojë në shkatërrimin e shtetit

Aktuale

Hoti për prishjen e koalicionit me LVV-në: Ishte vendim racional, opozita nuk duhet të punojë në shkatërrimin e shtetit

Më: 10 dhjetor 2020 Në ora: 20:16
Kurti dhe Hoti

Ai ka shtuar se Qeveria e tanishme e drejtuar nga ai ka kthyer normalitetin në funksionimin e institucioneve. Hoti ka shtuar se si opozitë nuk duhet punuar për shkatërrimin e shtetit por duhet përmes alternativave të kontribuojmë në qeverisje.

“Nuk punohet në shkatërrimin e shtetit kur je në opozitë, kontribuon me alternativa të qeverisjes. Ti punon për interesa shtetit e jo për rrënimin e shtetit, nuk imponon diskurs ekstrem. Duhet të jemi pak më të kujdesshëm në të bërit e politikës”, tha Hoti.

Kryeministri e quajti vendim racional prishjen e koalicionit me LVV-në.

“As unë as LDK kur i kemi marrë vendimet nuk e kemi pa veten sesi do ta vlerësojnë qytetarët në zgjedhje kur kemi marrë ato veprime. Unë jam i bindur që është vendim racional ai që kemi marrë në raport me LVV-në”, u shpreh Hoti.

Duke folur rreth qeverisjes së tij, ai përmendi si sukses qasjen e kryeministrit në të gjitha qendrat e BE-së, arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë.

Sa i përket marrëveshjes në Washington, Hoti shoti se kjo marrëveshje do të zbatohet.

“Nuk do të ndryshojë asgjë, jemi në komunikim të rregullt me administratën e SHBA-ve atje dhe ambasadën këtu për të zbatuar projektet që janë pjesë e marrëveshjes. Nuk do të ndikohet zbatimi i kësaj marrëveshje nga ndërrimi i administratës atje”, u shpreh Hoti.

Ai shtoi se nëse kjo qeveri arrin të kalojë problemin e zgjedhjes së presidentit dhe arrijnë të qojnë mandatin deri në fund do të arrijnë të fusin në ekonomi 5-6 miliardë euro.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat