Ivanka Trump ka thënë se babai i saj, Donald Trump është President i Paqes.
Madje ajo ka përmendur edhe marrëveshjen Kosovë-Serbi, duke e vlerësuar se babai i saj ka bërë paqe mes dy vendeve.
Këto vlerësime, Ivanka Trump i bëri në rrjetin social “Twitter”.
President @realDonaldTrump is the Peace President !
— Ivanka Trump (@IvankaTrump) December 10, 2020
?? ?? ?? Israel-UAE peace
?? ?? ?? Israel-Bahrain peace
?? ?? ?? Serbia-Kosovo economic normalization
?? ?? ?? Israel-Sudan peace
and today... ?? ?? ?? Israel-Morocco peace
??? Jared Kushner! https://t.co/NqNysy957E
Ajo përmendi normalizimin e marrëdhënieve mes disa shteteve si Izrael e Sudan.
Më 4 shtator, në prezencë të presidentit Donald Trump, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nënshkruan dokumente të ndara për normalizimin ekonomik.
Marrëveshja përfshin një sërë projektesh ekonomike, si ndërtimi i autostradës, i linjës hekurudhore dhe nisja e fluturimeve Prishtinë-Beograd. Në këtë marrëveshje, palët po ashtu janë pajtuar që SHBA-ja të kryejë studim fizibiliteti në Liqenin e Ujmanit me “me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”.