I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Laiçak, ka përshëndetur raundin e 7-të të bisedimeve që u zhvilluan sot në Bruksel.
Ai na një postim në rrjetin social Twiter ka bërë të ditur se sot u vazhduan diskutimet mbi pretendimet financiare dhe pronësore dhe do të rinisim përsëri në 2021.
Ndërkohë që sot Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se me ndërmjetësim të emisarit special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, delegacioni i Kosovës, i prirë nga koordinatori shtetëror Skender Hyseni, ka zhvilluar sot, më 10 dhjetor, në Bruksel takimin e radhës me delegacionin serb.
Welcomed the chief negotiators of Belgrade and Pristina for the 7th round in Brussels today. We continued our discussions on financial and property claims and will resume again in 2021. pic.twitter.com/TtUizgRUWI
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 10, 2020
Temë e diskutimit ishin pensionet dhe kadastra. Ky diskutim ishte vazhdimësi e trajtimit të këtyre çështjeve në takimin e kaluar, më 29 tetor 2020.