U.d e Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani e ka shkëputur kontratën e nënshkruar në gusht mes zyrës së Presidentit të Kosovës, dhe Fondacionit të ambasadorit William Walker.
Ndaj, këtij vendimi ka reaguar ashpër zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, i cili në një postim në facebook e ka ofenduar Osmanin me fjalët arrogante, e padijshme, antishqiptare, etj.
"E ke të mbushur gojën me fjalor të kot për miqtë e Kosovës, por kur vjen puna te miqtë ti i ofendon ata. Ti e trajton William Walker si një njeri që ka nevojë për lëmoshë. Po ku din ti se çka janë miqtë e Shqiptarëve", u shpreh Gjoshi, përcjell "Bota sot".
Postimi i plotë
Ti moj arrogante dhe e padijshme!
Ti moj antishqiptare!
Kush ta jep të drejtën ta krahasosh Mikun e Madh të Shqiptarëve, William Walker, si një nëpunës të zakonshëm?
Kush je ti moj që sillesh kështu?
A po mendon që Presidencën ta ka lënë Raifi?
Ti je një politikane që ngjallë neveri.
E ke të mbushur gojën me fjalor të kot për miqtë e Kosovës, por kur vjen puna te miqtë ti i ofendon ata. Ti e trajton William Walker si një njeri që ka nevojë për lëmoshë. Po ku din ti se çka janë miqtë e Shqiptarëve.
William Walker është njeriu që i ka treguar botës tmerrin e Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës.
Por, ti e harron se çka ka bërë për Kosovën ky njeri, sepse ty nuk të interesojnë vuajtjet e shqiptarëve. Ti sillesh në kundërshtim me interesat kombëtare.
Mbaje mend, se kjo çka ke bërë është akti më i turpshëm në historinë e re të Kosovës.
#Arrogante #Epadijshme #BijaRaifit