Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haxhi Avdyli në një postim në rrjetin social ‘Facebook’, ka thënë Valon Syla dhe Ilir Mirena janë duke e stërkequr fjalën e lirë dhe gazetarinë.
Ai ka theksuar se shpifjet tregojnë vetëm nervozen e tyre.
‘Shpifjet tregojnë vetëm nervozën e tyre sepse ata si duket kanë mbetur pa ata që ushqenin kazanet e tyre te shpifjeve. E kazanet si duket po u shuhen pa ata’, u shpreh ai.
Më poshtë keni postimin e tij të plotë:
Valon Syla dhe Ilir Mirena, me portalet e tyre, janë duke e stërkequr fjalën e lirë dhe gazetarinë.
Këta po të mos kishin portalet ndoshta as mahalla e vet s'do i njihte. Ose ndoshta mahalla e tyre do njihte si djem të këqinj.
Fjala e lirë dhe fjala publike nënkupton edhe përgjegjësi.
Shpifjet tregojnë vetëm nervozën e tyre, sepse ata si duket kanë mbetur pa ata që ushqenin kazanet e tyre të shpifjeve. E kazanët si duket po u shuhen pa ata.