Ish deputeti Dardan Sejdiu ka folur sërish lidhur me zgjedhjet në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është bind që partitë në Kosovë po i trajtojnë me entuziazëm dhe energji të pashtershëm dialogun me Serbinë dhe zgjedhjet, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se ekzistenca e tyre lidhet me këto dy çështje dhe kur ndalet dialogu, ndodhin zgjedhjet.
Sejdiu ka shtuar se edhe në vitin e pandemisë COVID19, këto dy tema dolën si më të rëndësishmet!
Postimi i tij i plotë:
Diqysh këtë vit jam bind që partitë politike në Kosovë vetëm dy tema i trajtojnë me entuziazëm dhe energji të pashtershme:
1. Dialogun me Serbi
2. Zgjedhjet (s’ka lidhje për çka, borde, komune, parlament, president)
Si duket ekzistenca e tyre politike dhe të qenët të organizuar si parti për ta lidhet vetëm me Serbi ose zgjedhje!
Kur ndalet dialogu, ndodhin zgjedhjet!
Edhe në vitin e pandemisë COVID19, këto dy tema dolën si më të rëndësishmet!
Ma gjallë, ma gjallë...