Ish-ambasadori i SHBA-ve në Serbi, Bill Montgomery konsideron se presidenti i ri amerikan dhe bashkëpunëtorët e tij, kanë krijuar pozicione të forta përgjatë këtyre viteve në Ballkan.
Duke folur në një intervistë për “Tanjug”, Montgomery thotë se pajtimi në Ballkan është vështirë i arritshëm përderisa përendimi ka qëndrime dhe qëllime fikse në rajon, e që përfshijnë krijimin e shoqërive multietnike në Kosovë e Bosnjë.
Sipas tij, kjo është arsyeja parësore pse këto dy vende vazhdojnë të jenë jo stabile.
“Ata besojnë në pavarësinë e plotë të Kosovës në kufijtë aktual”, thotë Mongtomery, dhe se sipas tij Komiteti për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve, i kryesuar nga Elliot Engel, i ka dhënë rekomandime administratës së re amerikane për regjionin, përfshirë Kosovën dhe Serbinë.
Sidoqoftë, sipas Montgomery gjatë kësaj administrate pritet që të ketë më shumë vëmendje në Bosnjë dhe Herzegovinë.
Ai shton se “Status Quo” në Ballkan është vështirë e thyeshme, pasi që sipas tij përendimi kundërshton në çdo formë ndryshimin e kufijve në Ballkan, gjë që sipas tij është arsye kryesore pse nuk po ndodhë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.