Shefi i grupit të deputetëve “Lugina e Bashkuar” në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka thënë se Serbia mbetet ende larg nga ndërtimi i një republike demokratike, moderne dhe qytetare.
Kamberi, në llogarinë e tij në “Facebook” ka publikuar një fotografi me mbishkrim.
Në të cilën po ashtu thuhet se Serbisë nuk i mjafton vetëm një pushtet tjetër, por duhet një republikë tjetër.
Postimi i plotë:
Serbia mbetet larg nga ndërtimi i një republike demokratike, moderne dhe qytetare. Serbisë nuk i mjafton vetëm një pushtet tjetër, por duhet një republikë tjetër.