“Pacientët harxhuan deri në 5 mijë euro për t’u trajtuar nga COVID-19”, flet Krasniqi

Aktuale

“Pacientët harxhuan deri në 5 mijë euro për t’u trajtuar nga COVID-19”, flet Krasniqi

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 15:56
Konferenca per media

Ushtruesi i detyrës së SHSKUK-së, Valbon Krasniqi tha se pacientëve të shtrirë që janë duke u trajtuar për COVID-19 do t’ju sigurohen të gjitha barnat dhe produktet e nevojshme për trajtim.

I pyetur se disa qytetarë kanë shpenzuar deri në 5 mijë euro për trajtimin e familjarëve me COVID, ai tha se ky çmim është tepër i madh, andaj nëse kanë dëshmi ta dokumentojnë atëherë ata do të ndihmohen.

“Ne do t’i sigurojmë të gjitha barnat dhe produktet e nevojshme, edhe shtreter për të gjithë ata që do të kenë nevojë të shtrihen. Nuk mund t’i di në detaje. Megjithatë është pak tepër i madh çmimi prej 5 mijë euro për trajtimin e COVID.

Nese kanë dëshmi të dokumentojnë ato dhe të shohim si mund t’ju ndihmojmë qytetarëve”, tha Krasniqi në një konferencë për media.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat