Bogujevci i kërkon qeverisë Hoti krijimin e fondit emergjent për viktimat e dhunës në familje

Aktuale

Bogujevci i kërkon qeverisë Hoti krijimin e fondit emergjent për viktimat e dhunës në familje

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 16:32
Saranda Bogujevci

Deputetja e Lëvizjes  Vetëvendosje, Saranda Bogujevci ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës urgjentisht të krijojë fondin emergjent për strehimoret e viktimave të dhunës në familje.

Gjatë debatit parlamentar për luftimin dhe parandalimin e dhunës në familje me rastin e fushatës senzibilizuese në kuadër të 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës në baza gjinore, Bogujevci tha se shteti duhet të jetë garanci e mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

“Urgjentisht duhet të kërkohet krijimi i fondit emergjent për strehimore për viktimat e dhunës në familje. Aktualisht të gjitha strehimoret janë në krizë financiare dhe mund të mbyllen në mungesë të mbështetjes institucionale. Shteti duhet të jetë garanci e mbrojtjes së të drejtave të njeriut”, tha ajo.

Krahas kësaj, ajo kritikoi qeverinë për mos interesim për të debatuar për këtë temë në Kuvend.

“Ne qeveri nuk kemi, siç po e shihni, përveç ministrit të mirëqenies asnjë prej qeveritarëve nuk i kemi këtu sot. Për fat të keq gjitha këto kërkesa dhe punë do të bëheshin nëse do të kishte adresë politike për t’i zgjidhur”, tha ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat