Agron Demi nga shoqëria civile ka deklaruar se janë rreth 600 mijë qytetarë në moshë pune që nuk kanë asnjë cent kursime në Trust.
“E në tre vjetët e ardhshëm këta kanë me pagu për me u’a kompensu kursimet e tërhequra atyre 580 mijë personave që kanë kursime deri 9.999 euro”, ka shkruar ai në Facebook.
Është hapur aplikimi për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve nga Fondi i Kursimeve Pensionale.
Të gjithë kontributdhënësit që dëshirojnë të aplikojnë për tërheqjen e kursimeve, këtë mund ta bëjnë në këtë link.