Zëvendësministri dhe Koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, i është kundërpërgjigjur analistit Imer Mushkolaj pasi ky i fundi teksa ka ironizuar ka thënë se vetëm Zafir Berisha mund ta ndihmojë Trustin.
“Veç Zafiri mundet me ndihmu”, ka shkruar Mushkolaj.
Këtyre fjalëve të analistit kosovar, u është përgjigjur vetë Berisha, duke thënë se Imer Mushkolaj mund të flejë dathë, pasi ka kush te kujdeset për sigurinë e tij kibernetike.
Reagimi i plotë:
Institucionet e e sigurisë në vendin tonë, janë të përgatitura që të parandalojnë dhe luftojnë krimet kibernetike nga kushdo që vijnë!
Çdo institucion ka ekspertë dhe profesionist të IT, që me u përballur me çdo ndërhyrje që rrezikojnë sigurinë kibernetike, prandaj edhe Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës besoj se i ka marrur të gjitha masat.
P.s; edhe I. Mushkolaj le të flenë pa çorapa, sepse është i sigurt, ka kush kujdeset për sigurinë e tij edhe në fushën kibernetike!
Zafa