Kryesindikalisti, Jusuf Azemi, thotë se sa i përket ndihmesës së sektorit privat në Pandemi ka patur parregullësi të mëdha dhe shkelje flagrante të drejtave të punëtorëve.
Azemi, rrefen se zëri i sindikatës nuk u mor në konsideratë mjaftueshëm nga drejtuesit e shtetit.
Si pasojë e kësaj, Azemi thotë se gjendja në tregun e punës është e mjerueshme.
“Në fakt punëtorët e sektorit privatë janë trajtuar në mënyrën më të pandershme që është e mundshme ta bëjë një pronar kompanie ose shteti ndaj këtyre punëtorëve. Ne e kemi thënë se gjithë këto Pako që janë bërë janë pako të cilat përfitojnë proanarët e kompanive dhe në asnjë rast punëtorët. Pakoja Emergjente që ka qenë dy herë nga 170 euro e kemi thënë se 80 për qind e këtyre mjeteve apo të Pakos kanë shkaur në xhepat e kompanive”
“Ne kemi bërë reagimet tona dhe definitivisht punëtorët nuk kanë përfituar nga kjo. Fatkeqësisht edhe Pakoja e dytë ku secili punëtorë ka marrë nga 290 euro e që më të drejt ka qenë e thënë që ato do të jenë për kokë punëtori një lloj financimi për kompanitë e që nuk ka pasur një stimulim për punëtorët e sketorit privat përkundrazi ka qenë një dekradim më i madh i të drejtave të punëtorëve duke u nis nga ajo mos dhënie e mjeteve nga 170 euro”
Tutje Azemi thotë se punëtorët e sektori privat, gjatë Pandemisë, janë përballur edhe me largime nga puna.
“Reduktimi i madh i punëtorëve nëpër kompani, largimi në mënyrë masive dhe reduktimi i orarit të punës, normal që kjo ndikon edhe në pagë e që është më e rënda që kemi shumë punëtorë të sektorit privatë që kanë qenë të prekur me covid e aq më keq, jo që është stimuluar një punëtor i tillë po ju ka hekur nga paga e tij gjatë atyre ditëve sa kanë qëndruar në shtëpitë e tyre të izoluar. Këto janë faktet që në njëfar forme ëhstë përkeqësuar gjendja dhe po shkon drejt përkeqësimit edhe më të madh” tha Azemi.