Këshilltarja e ministrës së Jashtme, Meliza Haradinajt, Arrita Gjakova e cila më parë ishte e ngarkuar me Punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Londër ka befasuar me pasurinë e saj të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.
Në deklarimin e saj, shihet se ajo tek pasuria e paluajtshme ka rreth 660 mijë euro, duke përfshirë këtu banesa, lokale, tokë e truall. Derisa tokën e ka deklaruar si pasuri të trashëguar nga babai, pasurinë tjetër e ka deklaruar në emër të saj.
Gjakova nuk ka deklaruar pasuri të luajtshme, ndërsa mbi 28 mijë euro janë paratë e kursyera të saj.
Ajo poashtu ka deklaruar se ka borxh ndaj një banke në Kosovë në verën 160 mijë euro, si kredi për banesë.
Paga e saj mujore e deklaruar kap vlerën 2.900 euro, derisa ajo e bashkëshortit sillet nga 1700 deri në 2200 funta në muaj.
Pasuria e saj në total kap vlerën mbi 743 mijë euro./Bota sot