Vjosa Osmani: Mezi po pres të mbahen zgjedhjet, do ta themelojmë iniciativën e re, bllok kanë këto parti

Aktuale

Vjosa Osmani: Mezi po pres të mbahen zgjedhjet, do ta themelojmë iniciativën e re, bllok kanë këto parti

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 22:47
Vjosa Osmani

(E plotësuar 23:16) - Osmani: Votuesin e LDK-së e përfaqësoj unë

Vjosa Osmani e ka bërë të qartë që në zgjedhjet e ardhshme do të garojë e ndarë nga LDK-ja.

Ajo ka thënë se votuesit e LDK-së i përfaqëson ajo dhe jo "lidershipi aktual që fshihet nën logon e LDK-së".

“Ka qenë zgjidhje e LDK-së, apo logos që për momentin e kanë njerëzit që janë në lidership, por votuesin e LDK-së dihet që e përfaqësoj unë dhe po ashtu parimet mbi të cilat kemi garuar në zgjedhjet e fundit i përfaqësoj unë dhe shumë kolegë të mi. Sepse ne kemi dalë dhe kemi garuar me një platformë të caktuar me premtime të caktuara të natyrës politike dhe natyrave të tjera dhe të gjitha ato fjalë që i kemi dhënë i kemi mbajtur”, ka thënë ajo.

Osmani që tani po ushtron edhe detyrën e presidentit të vendit, ka thënë se po përgatitet fuqishëm që në zgjedhjet e ardhshme të dalë mirë, duke mos përjashtuar edhe koalicionet, por jo siç tha ajo me partitë që e kanë kapur shtetit, dhe ato që kanë ndihmuar kapjen e shtetit.

Osmani thumbon krerët e LDK-së: Të dalin në zgjedhje e të mos struken

“S’ka logjikë të ulem e të bisedoj me përjashtuesit”, ka thënë ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, e pyetur nëse do të bashkëpunojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës, vetëm disa muaj pasi ky subjekt e nominoi për kandidate për kryeministre e më pas e përjashtoi nga strukturat e kryesisë së partisë. Në një intervistë për televizionin publik, Osmani ka ftuar krerët e LDK-së, dikur bashkëpartiakë, të jenë pjesë e listave në zgjedhjet e ardhshme.

Ish-nënkryetarja e LDK-së ka thënë se është duke punuar në formimin e listës së re me të cilën planifikon të dalë në zgjedhjet e ardhshme. Ajo ka thënë do të garojë në një listë që themel do ta ketë “integritetin e politikanëve”.

Ajo ka thumbuar krerët e LDK-së të cilët në zgjedhjet e fundit nuk kishin qenë pjesë e listave zgjedhore. I ka ftuar të dalin në zgjedhje e mos të “struken”.

“Jemi në progres, po punojmë, shpresojmë që të jemi fuqishëm të përfaqësuar në parlamentin e ri duke pas parasysh se çka ka sot nevojë Kosova, janë pikërisht njerëzit me integritet. Kurdo që janë zgjedhjet e radhës presim që të garojmë, të matemi e shpresoj që edhe të tjerët që po na bëjnë thirrje të dalim të matemi, të mos frikësohen e të struken, të dalin në lista e të hynë në to e të shohim çfarë besimi do të marrin. Mezi po presim që të dalim dhe të marrim besimin qytetar. S’kemi arsye të frikësohemi, përkundrazi, dalim ballëhapur”, ka thënë Osmani.

Osmani ka shtuar se nuk do të bashkëpunojë me partitë “që kanë kontribuar në kapjen e shtetit, apo duke i mbajtur në pushtet ata që e kanë kapur shteti”.

Kryeparlamentarja ka thënë se publikimi i listës së re zgjedhore do të bëhet shumë shpejt.

Ka thënë se janë në diskutime me Lëvizjen Vetëvendosje për një koalicion të mundshëm.

Vjosa Osmani: Mezi po pres të mbahen zgjedhjet, do ta themelojmë iniciativën e re, bllok kanë këto parti

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani duke e komentuar zgjedhjen e presidentit të ri, tha se kjo çështje po lidhet me mbijetesën e qeverisë.

Ajo ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja, në mënyrë që të kemi një Kuvend të ri, një qeveri të re e legjitime, dhe një president legjitim.

Ajo në RTK tha se më nuk bëhet fjalë për garimin në listën e LDK-së.

Osmani tha se ajo do të garojë në zgjedhjet e reja me një iniciativë të re, dhe se shpreson të jetë pjesë e Kuvendit të ri.

”Mezi po presim që të dalim para qytetarëve dhe nuk do të frikësohemi”, tha ajo, duke mos e përjashtuar mundësinë e një koalicioni parazgjedhor.

Ajo tha se është kundër bashkëpunimit me partitë që e kanë kapur shtetin, duke aluduar për partitë që janë aktualisht në pushtet dhe PDK-së.

Osmani tha se është në komunikim me VV-në, për mundësinë e arritjes së një koalicioni me partinë e drejtuar nga Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat