Pal Lekaj tregon ku qëndron AAK-ja në sondazhe krahasuar me partitë e tjera

Aktuale

Pal Lekaj tregon ku qëndron AAK-ja në sondazhe krahasuar me partitë e tjera

Më: 11 dhjetor 2020 Në ora: 23:45
Pal Lekaj

Anëtari i AAK’së, Pal Lekaj, në emisionin DPT te Fidani, ka treguar e ku qëndron AAK’ja në sondazhe, bashkë me partitë e tjera.

Sipas Lekajt, AAK’ja në sondazhe qëndron e katërta. Prapa VV’së që është e para dhe pas PDK’së dhe LDK’së që janë e dyta e e treta.

“Është e vërtetë se VV’ja del e para, PDK’ja e dyta, LDK’ja e treta dhe AAK’ja e katërta. Pra, ne kemi një gjendje stabile”, është shprehur Lekaj.

Tutje, ai ka thënë se përqindja që kanë pasur në zgjedhjet e kaluara nuk ka ndryshuar.

“Në asnjë sondazh nuk del që përqindja që kemi pasur në zgjedhjet e kaluar ka ndryshuar negativisht.”, thotë Lekaj.

“Ne qeverisim në katër komuna dhe në të gjitha ato ne kemi qeverisur mirë”, shtoi Lekaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat