Anëtari i kryesisë së AAK’së, Pal Lekaj, i ka konsideruar si të ngutshme deklaratat e dhëna nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK’së, Enver Hoxhaj, i cili tha se Aleanca nuk do e kalojë as pragun për të hyrë në Kuvend.
Lekaj, i ftuar në emisionin ‘DPT te Fidani’ në T7, ka thënë se deklarata të këtilla nuk duhet marrë seriozisht.
“Nuk mendoj që PDK’ja e ka seriozisht në pohimet se AAK’ja nuk do e kalojë pragun. Enver Hoxhaj dha deklarata të ngutshme, bashkë me zëdhënësin”, ka deklaruar anëtari i kryesisë së Aleancës.
Tutje, ai ka folur edhe për nocionin e ri të sjellë në skenën politike, të ashtuquajturën “votën borxh”, për të cilën ka thënë se partia e tij nuk ka kurrfarë borxhi ndaj PDK’së.
Deputeti i PDK’së, Abelard Tahiri, ka konsideruar se AAK’ja nuk do e kalojë as pragun zgjedhor, duke ua pamundësuar hyrjen në Kuvend.
“AAK nuk e kalon pragun në zgjedhje të ardhshme”, deklaroi ai.