Nesër përurohet Shtëpia e Pleqve në fshatin Gjinoc të Suharekës.
Ky projekt gjigant ka qenë nismë e Shoqatës Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit” që është mbështetur fuqishëm nga Komuna e Suharekës.
Në ceremoninë e përurimit do të marrin pjesë edhe liderë të shtetit dhe fytyra të njohura publike.
Ky projekt kishte filluar të ndërtohej dy vite më parë dhe i gjithë ndërtimi ka kushtuar mbi 2 milionë euro.
