Eksperti i sigurisë kibernetike Hekuran Doli ka bërë kundër replikë ndaj Agjencisë së Shoqërisë së Informacionit në lidhje me sigurinë e të dhënave në webfaqet e lansuara nga Trusti për t’iu mundësuar qytetarëve tërheqjen e 10-përsindëshit të mjeteve të tyre.
Doli thotë se praktikë e mirë konsiderohet kur secila faqe e internetit e ka certifikatën e sigurisë së vet.
“Praktikat e mira te sigurisë kibernetike parashohin menaxhim te centralizuar te certifikatave te sigurisë ku secili subdomain do ta kishte certifikatën e vet dhe lëshimi e bllokimi i certifikatave do te behej ne mënyrë te kontrolluar. Në asnjë mënyrë nuk lejohet qe Wildcard certificate me u shëtitë andej e këndej neper internet”.
Eksperti ka dhënë edhe hipoteza se çfarë mund të ndodhte nëse dashakeqët e rrjetit do të kishin sukses në sulmin e tyre ndaj Trustit.
Ai thotë se në këtë rast do të ishte thyer së paku njëra nga tre elementet e që më pas të dhënat e qytetarëve nuk do të ishin të sigurta.