Vëllai i ish-Presidentit Hashim Thaçit ka krijuar një fondacion, ku kërkon para për mbrojtjen e tij në Hagë.
Për këtë fondacion të krijuar nga vëllai i Thaçit, Idrizi, ka reaguar Naim Miftari.
Ish-eprori i lartë i UÇK-së, Naim Miftari, thotë se nëse i duan milionat për të paguar avokatët atëherë t’i shesin pallatet.
Sipas ish-agjentit të SHIK-ut, këto pallate i kanë krijuar me parat e hajnisë dhe plaçkitjes.
Miftari kërkon që t’i kthejnë edhe parat që i kanë në shtetet e huaja si në Turqi, Greqi, Kiper, Panama, Dubai e Zvicër.
Postimi i Miftarit:
Doni miliona për avokatët tuaj?
Shitni pallatet tuja edhe ashtu i keni nga parat e hajnisë dhe plaçkitjes të popullatës tonë.
Ktheni nga shtetet e huaja pasurin tuaj ktheni milionat e vjedhur që i keni fshehur në Turqi, Greqi, Kiper, Panama, Katar, Dubai, Zvicër, Gjermani.......!