Prof. Dr. Salih Krasniqi kaloi një sprovë të vështirë.
Duke ligjëruar online, Prof. Krasniqi pësoi sulm në kokë, me ç’rast u deshtë shtrimi në ambientet spitalore dhe trajtimi nga kolegët.
Krasniqi ka njoftuar se gjendja e tij tanimë është stabile.
Postimi i plotë:
Të nderuar miq dhe dashamirë ju faleminderit shumë për kujdesin dhe urimet e sinqerta për shëndetin. Kam përjetuar një sulm në kokë ditën e Martë rreth orës 4 pasdite sa isha duke ligjëruar online.
Fal Zotit, familjes dhe personelit mjekësor tani jam në gjendje stabile shëndetësore.
Edhe një herë ju faleminderit për urimet, ma keni lehtësuar shumë dhimbjen.