Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Saranda Musliu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se është duke e ndjekur me vëmendje interesimin e qytetarëve për të përfituar nga Trusti Pensional.
Musliu shprehet e gëzuar se ishte pjesë e votimit për këtë ligj, që direkt po prek mirëqenien e qytetarëve.
Ajo mes të tjerave thekson se iniciativat e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përherë dobiprurëse.
Ja shkrimi i saj:
Qytetarë të dashur!
Nga pasditja e djeshme, e edhe sot po e ndjek me vëmendje interesimin tuaj për të përfituar parat tuaja nga Trusti Pensional.
Dhe jam tejet e gëzuar që isha pjesë e votimit për këtë Ligj që direkt po prek mirëqenien tuaj për të mirë.
Po e mbyllim një vit mjaft të rëndë prandaj, po mundohemi të tregojmë kujdesin e duhur ndaj nevojave që keni edhe si pasojë e situatës së pandemisë.
Iniciativat e LDK-së janë përherë dobiprurëse.
Saranda Musliu
Deputete e Kuvendit të Kosovës