LAJMI I FUNDIT: Vdes një nga themeluesit e LDK-së

Aktuale

LAJMI I FUNDIT: Vdes një nga themeluesit e LDK-së

Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 13:47
Esad Dauti

Profesori Esad Dauti, pjesëtar dhe njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vdekur.

Lajmi është bërë i ditur nga LDK-ja, ndërsa kryetari i kësaj partie, Isa Mustafa ka dërguar telegram ngushëllimi.

Mustafa ka thënë se Dauti do të jetë shembull për gjeneratat e reja.

“Esad Dauti ishte një ndër themeluesit e LDK-së, aktivist i shquar që nuk u ndal së punuari asnjëherë për të mirën e vendit.Profili i tij prej intelektuali, do të shërbej si shembull për gjeneratat e ardhshme dhe anëtarësinë e LDK-së, se si duhet punuar parreshur për shtetin e Kosovës”, thuhet në telegramin e Mustafës.

Postimi i plotë: 

Me pikëllim të thellë morra lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të hershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës, prof. dr. Esad Dauti.

Esad Dauti ishte një ndër themeluesit e LDK-së, aktivist i shquar që nuk u ndal së punuari asnjëherë për të mirën e vendit.

Profili i tij prej intelekteuali, do të shërbej si shembull për gjeneratat e ardhshme dhe anëtarësinë e LDK-së, se si duhet punuar parreshur për shtetin e Kosovës.

Në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosvoës, u shpreh ngushëllime famlijes, miqve dhe gjithe atyre që e kanë njohur.

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat